Vetëm 30 për qind e masave për uljen e ndotjes së ajrit që i premtoi Qeveria për sivjet kanë përfunduar. Edhe këtë dimër qytetarët thithin ajër me ndotje enorme, akuzojnë nga joqeveritarja “Eko-svest”.
Edhe ato gjëra për të cilat autoritetet u lëvduan se kanë përfunduar, janë të vonuara ose vetëm në letër, alarmojnë ambientalistët.
Përfundimisht zbatimi i masave për të trajtuar ajrin e ndotur po ngecë, nuk po lëviz me shpejtësinë sa dëshirojmë. Kjo do të thotë që do të duhet të mendojmë për inverterët me kohë, të mendojmë për një ndalim të ardhshëm të djegies së karburanteve të ngurta për amvisëri madje edhe për kompanitë private, dhe natyrisht duhet të ndalemi së aplikuari vetëm ato masa që janë populiste, dhe kjo është e vështirë për vendimmarrësit e këtyre vendimeve”-tha Elena Nikolovska – Eko Svest.
Edhe pse një nga bartësit kryesor të politikave ekologjike në vend është Ministria e ambientit jetësor, numri një përkatësisht ministri Naser Nuredini, mbetet i panjohur për opinionin, i cili nuk ka njohuri nëse ai punon për të gjetur zgjidhje për ndotjen e ajrit. Deri më tani, në të gjitha aktivitetet publike nga ky resor paraqitet zëvendës/ministri, Jani Makraduli./alsat/
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...