Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti para anëtarëve të partisë në Çair edhe njëher theksoi se BDI më 12 prill do ta ketë fitoren e radhës. Ahmeti edhe njëherë u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen.
“Secili thotë unë do i fitoj zgjedhjet. Mendoj që BDI ka fitoren e radhës dhe nuk e bazojë këtë fitore as në folklorizëm, as në optimizëm të tepruar. Nuk është puna se fiton BDI por me fitoren e BDI-së fitojnë shqiptarët. Ne kemi bërë thirrje, le të bashkohen të gjithë dhe le ta fitojnë BDI-në, pak rëndësi ka. Me rëndësi shqiptarët të jenë fitimtar dhe krenar, shqiptarët të respektohen ashtu siç janë me histori, identitet dhe dinjitet por jo të përfaqësohen nga 6 delegacione. Prandaj u kemi bërë thirrje. Bashkohuni dhe fitonani të mos humbin shqiptarët . Përsëri fajin e ka BDI pse nuk bashkohen të tjerët”, ka theksuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Sipas Ahmetit partitë opozitare shqiptare duhet të bashkohen me qëllim që të mos humbin mandatet e shqiptarëve por të mos krijojnë iluzione se mund ta fitojnë BDI-në.
“Të vegjlit mund të bashkohen por ama mos krijoni iluzion se e fitoni BDI-në. Shqiptarët duhet ta din se, unë Ali Ahmeti, BDI si organizatë me histori më të lashtë në këtë vend nuk punojmë për ta pasuruar karrierën tonë qoftë politike apo partiake sepse begati ma e madhe se sa të bësh zhvillime të mëdha, të maresh vendime të mëdha … Autor autentik i ndryshimeve të mëdha në këto dy dekada të fundit është BDI”, ka deklaruar Ali Ahmeti./tetovasot
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...