Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është takuar me mysafirin e lartë nga Washingtoni, Met Pallmer, ud zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit.
Në takim u diskutua për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e kontestit me emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.
Sipas kumtesës dërguar mediave nga kjo parti, Ahmeti theksoi se BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe është kontribuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët.
“Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pikërisht integrimi euro-atlantik i Maqedonisë është prioriteti ynë sepse garantohet paqa, stabiliteti dhe siguria, por edhe hapen perspektiva të reja dhe konkrete ekonomike”, thuhet në njoftim.
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...