Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar sot takim pune me Kryetarin e Kuvendit Austriak, Wolfgang Sobotka.
Zoti, sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti falënderoi kryetarin Sobotka për vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin austriak ne vendosjen e paqes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Austria ka pasur rol të veçantë nëpërmjet të Stefan Lehne dhe kane lënë gjurmë të rëndësishme në këtë vend.
Ahmeti theksoi se objektivi i BDI është Bashkimi Evropian dhe që Austria është përkrahëse e madhe e aspiratave tona.
Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të jenë si[as standardeve evropiane dhe le të fitojë më i miri të cilin do ta vlerësojnë qytetarët
Prioritete tona përfshijnë edhe Marrëveshjen e Prespës, Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë, vetingun për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vende pune për të gjithë.
Kryetari Sobotka rikonfirmoi përkrahjen e madhe austriake për të ardhmen evropiane të vendit tonë./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit