Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “ClickPlus” ka komentuar paralajmërimin e partnerit të koalicionit, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev se nëse humb Shkupin do të paraqesë dorëheqje.
Ahmeti tha se nuk mendon se do të dorëhiqet Zaevi, pasi siç tha, ai ka marrë mandat për të udhëhequr politika qendrore, dhe jo lokale.
“Nuk mendoj se zotëri Zaev do të paraqesë dorëheqje. S’kanë asgjë zgjedhjet lokale me zgjedhjet e përgjithshme. Zaev ka marrë mandat për të udhëhequr politikat qendrore. Nuk ka konkurruar Zaevi për kryetar komune”, tha Ahmeti.
Duke folur për zgjedhjet lokale, tha se më 17 tetor BDI është fituese absolute.
“BDI ka fituar në zgjedhje para 10 ditëve me 17 tetor dhe ka fituar bindshëm përballë të gjithë konkurrenteve dhe është gati, ka shënuar rritje edhe më tej nga viti 2020”, tha Ahmeti.
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës