Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti të premten në Strugë është takuar me Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli.
Në takim siç mëson Gazeta Express është diskutuar për aktualitetin politik në Maqedoni dhe ndihmën që mund tja jep Shqipëria si anëtare e NATO-së Maqedonisë në rrugëtimin e saj euro-atlantik.
“Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e shtetformimit dhe besoj se rruga euroatlantike e Maqedonisë është e vetmja rrugë në të cilën duhet të fokusohet politika maqedonase”, ka deklaruar Kodheli.
Ajo shpreson që të gjendet mirëkuptimi dhe një marrëveshje e drejtë, që hap rrugën e reformave dhe integrimeve euro-atlantik.

OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...