Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvåg, me të cilin ka disktuar rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, për dialogun politik dhe krizën në të cilën gjendet vendi.
Ahmeti, sipas komuikatës nga BDI, ka njoftuar ambasadorin norvegjez mbi qëndrimet politike, duke theksuar që BDI ka vendosur interesat e shtetit para interesave partiake, sepse kërkon zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë qytetarët dhe për vendin.
“Të gjitha reformat e dakorduara nga liderët vendorë do ta bëjnë shtetin më të përafërt me standardet evropiane, por edhe do t’i bëjnë institucionet e vendit më të besueshme për qytetarët. Gjithashtu, liderët janë pajtuar edhe mbi marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimin euroatlantik.
Prandaj, përgjegjësia e dy liderëve maqedonas është shumë e madhe dhe të gjithë qytetarët presin që ata ti tejkalojnë dallimet midis veti sa më shpejt në mënyrë që vendi të ecën përpara.
Zgjidhja e shpejtë e krizës e ndihmon edhe rikthimin e fokusit në agjendën EuroAtlantike që është prioritet për të gjithë ne”, ka thënë Ahmeti.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...