Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Sttafansson.
Ahmeti dhe Ambasadori Suedez bashkëbiseduan për situatën politike në vend, ligjin për gjuhët, çështjen e emrit si dhe për integrimin Euro-Atlantik.
Ahmeti konkludoi që miratimi përfundimtar i Ligjit për Gjuhët paraqet kurorëzim të suksesit të përbashkët të forcave vendore dhe komunitetit ndërkombëtar në zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit.
Ky dokument i garantuar ndërkombëtarisht është ndër marrëveshjet më të suksesshme paqësore dhe rrumbullakësimi i pjesës së saj normative nuk duhet të shfrytëzohet për politikë ditore nga opozita dhe Ivanovi.
Ahmeti theksoi që shumica parlamentare dhe qeveria po vijojnë me agjendën reformuese dhe shprehu bindjen që më 17 prill Maqedonia do të merr rekomandimin e pastërt për nisje të negociatava me Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan mundësinë e arritjes së zgjidhjes për kontestin e emrit në Greqinë dhe u dakorduan që ky proces shpresëdhënës duhet të përfundojë me kompromis të dinjitetshëm për të dyja palët./Telegrafi
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit