Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka organizuar takim me gazetarët e mediumeve të ndryshme.
Ahmeti në takim mes tjerash ka folur edhe për çështjen e emrit me Greqinë. Sipas tij, kontesti i emrit duhet të zgjidhet me kompromis dhe jo me referendum, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Çështja e emrit me Republikën e Greqisë duhet të zgjidhet me kompromis dhe në mënyrë që nuk do të shkaktojë polarizime në shoqëri, ndërsa ideja për referendum nuk do të kontribuojë në këtë drejtim”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se ka informacione që opozita është e interesuar që të zgjidhet ky problem.
“Ka dallime, por pres që ato të zvogëlohen. Komunikoj me të dy palët, edhe me qeverinë edhe me opozitën, për atë se si të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit”, tha Ahmeti./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...