Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e dënon propozimin e ministrit Robert Popovski, i cili u mbështet nga qeveria, për të përkrahur me 50 milionë denarë mediumet e shtypura.
Nga AGM thonë se ky vendim është diskriminues, pasi sipas tyre, favorizohen dhe financohen mediumet e shtypura, ndërsa diskriminohen televizionet dhe portalet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AGM, bëhet fjalë për korrupsion klasik ndaj të gjithë mediumeve dhe ndikim i drejtpërdrejtë mbi politikën redaktuese të gazetave.
“Se bëhet fjalë për sjellje korruptive tregon edhe fakti se qeveria nga buxheti, financon vetëm mediumet e formatit të cilat as tek ne, as në Evropë nuk kanë rëndësi të madhe mediatike, në krahasim me mediumet elektronike dhe ato digjitale”, thonë nga AGM.
Ata shtojnë se ky harxhim nuk ka asnjë arsyetim.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës