Në lëndinat e bardha jetojnë në shtëpinë e re dy miq, Jan dhe Waheed. Por, ky nuk është Afganistani. Deri në Beograd kanë arritur pas nëntë muajsh udhëtim. Të dy nga një fshat afër kryeqytetit në vendlindje kanë takuar shokë të tjerë në kryeqytetin serb.
“Flemë këtu 12 njerëz. Është mirë, jemi si familje. Asnjë nga ne nuk e ka kaluar dot kufirin”, thotë Jan Agha, refugjat nga Afganistani.
Ushqime kanë pak, ashtu si me hapësirën e kasolles e braktisur të hekurudhës serbe, ngushtë janë edhe me ushqimin.
“Nëse do ta donim këtë, nuk do të vinim kurrë. Jemi të pashpresë”, thotë Waheed Hassan, refugjat nga Afganistani.
Jan dhe Waheed nisen drejt radhëve ku ndahet ushqimi një herë në ditë. Të organizuar mbijetojnë duke kursyer dhe shtuar.
Radhët janë të gjata dhe duhen një orë për të arritur tek furgoni i vetëm që ka hapur dyert e ndihmës për ta.
Kthim mbrapa nuk ka, por a është më mirë se në Afganistan është pikëpyetje.
“Është më keq se ne Afganistan. Kemi pritur 20 minuta, presim një orë. Është shumë ftohtë”, shprehet Jan Agha.
Ata janë të vetëdijshëm se shumë mendoj për ta si rrezik. Jan dëshiron të bashkohet me vëllain në Belgjik, i cili ka ikur pasi punonte me ushtrinë amerikane. Talebanet e kërkonin në shtëpi.
Waheed gjyshin e kishte punonjës në qeveri, vet kishte një dyqan. Tri gjenerata në ekzil. Babi ka ikur në Londër 16 vjet më parë.
“Ne kemi ikur nga lufta për paqe. Nuk e dimë kush janë terroristët, por kemi iku prej tyre”, shprehet Jan Agha.
“Është rrezik për secilin në Afganistan. Një natë kur po kthehesha nga një dasëm atje, dy persona më qëlluan me thikë”, thotë Waheed Hassan.
“Ka më pak refugjatë tani, pasi moti është i ftohtë. Por e kemi mbrojtur mirë kufirin edhe pse trafikantët janë problem. Thuajse nuk ka refugjatë”, shprehet Major Jovan Krivokapic, Ministria e Mbrojtjes, Serbi.
Por, ata bëjnë çdo gjë për të arritur në desitnacionin e tyre.
Afganët e Beogradit duan të shkojnë në një kufi tjetër. Hungari-Kroaci, Jan ka provuar 14 herë, Waheed 3 herë. Shpresën e kanë tek moti i mirë.
“Do të jem i lumtur të jem me vëllezërit e mi dhe te largohem nga këtu”, thotë Agha.
Një ditë ata do të arrijnë në adresat e nisura. Shpresojnë se treni të shkoj me ta. Por, deri atëherë për shumë si ata, ngelët vetëm kjo mënyrë./Top Channel/
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thi...
Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zh...
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...