Në një deklaratë të shkruar për media, ministri për euro-integrime Arbër Ademi, sulmin në Kuvendin e Maqedoni e përshkruan si të pamatur dhe veprim jodemokratik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, sulmi në Parlament është veprim i paarsyeshëm dhe jodemokratik dhe thotë se dialogu, arsyeja dhe kompromisi janë shtyllat themelore mbi të cilat mbështetet demokracia.
“Sulmi në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, ose sulmi i themelit të shtetësisë sonë, mendoj se është i papërshtatshëm, çnjerëzore dhe tejet destruktive dhe lirisht mund të karakterizohet si veprim i paarsyeshëm dhe jodemokratik. Një veprim që lë një gjurmë të thellë në vendin tonë dhe në institucionet e saj, si dhe plagët në kujtimet e të gjithë dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, si dhe ata që i pasuan këto ngjarje dramatike’, ka thënë ndër të tjera Ademi në deklaratë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë