Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, i cili do të mbahet nga data 11 deri më 13 mars, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme. Mevlüt Cavuşoğlu.
Në prag të Forumit Diplomatik të Antalias, Abazoviqi do të ketë sot një takim zyrtar me Mirosllav Lajçak, të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Forumi Diplomatik i Antalias do të jetë një mundësi që Mali i Zi, në kuadrin e agresionit rus ndaj Ukrainës, të shprehë qëndrimin e tij të qartë të solidaritetit me Ukrainën, e cila është plotësisht e pajtueshme me NATO-n dhe BE-në, si partnerë strategjikë të Malit të Zi./kk/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...