Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se ishte i kënaqur me dinamikën e negociatave mbi formimin e qeverisë së re malazeze dhe pret që ajo të formohet deri më 8 nëntor.
Abazoviq tha se vendimi i Partisë Boshnjake për të mos hyrë në qeverinë e re ishte i pritshëm për të, por se ai e respekton mendimin ndryshe të anëtarëve të Bordit Kryesor të kësaj partie për t’iu përgjigjur negativisht ftesës.
Ai i tha gazetës “Vijesti” të Podgoricës se vendimi ishte i ligjshëm dhe se kishte ende një mundësi për bashkëpunim.
“Qeveria e re do të ketë boshnjakë dhe shqiptarë. Askush nuk po pretendon të përfaqësojë popuj të caktuar. Të gjitha partitë e pakicave e kanë derën hapur,” theksoi ai.
Abazoviq tha se në disa departamente të qeverisë në ikje, dokumentacioni po shkatërrohet dhe se një vakum po përdoret aktualisht për të punësuar dhe për të siguruar individë me pozicione më të mira.
Drejtuesi i platformës “E Zeza në të Bardhën” nuk e ka konfirmuar e as mohuar informacionin se ai është kandidat për Ministrin e Mbrojtjes./kk
Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person lën...
Aksion në Velipojë për lirimin e hapësirave publike në plazh...
Guri: Shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pj...
Xabi Alonso parashikohet të bëjë katër ndryshime në formacio...
Irani nuk dëshiron që konflikti me Izraelin të zgjerohet për...
Arrin në 13 numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet iranian...