Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovic njoftoi se Prokuroria Speciale e Shtetit ka nisur një hetim mbi një numër të paspecifikuar personash që akuzohet për spiunazh dhe krijimin e një organizate kriminale.
Mediat vendase e të huaja raportuan se janë dëbuar tashmë 6 diplomatë rusë dhe se forcat e rendit kanë ndaluar 30 rusë me leje të përkohshme qëndrimi dhe dy malazezë, me dyshimin se punonin për inteligjencën ruse.
Abazoviç pohoi se aksioni po organizohej në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, megjithatë nuk pranoi të thoshte nëse e gjitha kjo kishte lidhje me vizitën e tij zyrtare në SHBA javën e kaluar.
“Kërkime janë kryer në disa zona dhe aksioni ka karakter ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat kombëtare të Malit të Zi”, deklaroi ai. Në një intervistë për Fox News në 17 shtator, Abazoviç që shprehur Mali i Zi ishte nën presion negativ politik dhe ekonomik nga Rusia dhe Kina, ndërsa theksonte se SHBA mund ta kundërshtojë atë ndikim në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT), Vukas Radonjiç, i tha Reuters se policia bastisi disa apartamente duke kërkuar prova për konspiracion dhe spiunazh. Pas përfundimit të bastisjeve, nenvizoi ai, “do të përcaktohet se kush do të akuzohet dhe do të mbahet në arrest./Top Channel
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...