Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk ka pranuar të flasë në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Maqedonisë lidhur me kamerat e sigurisë, që sipas autoriteteve maqedonase nuk janë dorëzuar nga pala shqiptare.
“Megjithëse objekti i komuniikimit për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni”, u shpreh Veliu.
Pak ditë më parë Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.
“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...