Në Strugë të Maqedonisë së Veriut, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote.
Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar. Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar./ Alsat.mk
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit