Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 844 persona pozitivë me virusin korona.
Shkalla e të infektuarve të rinj është mesatarisht nga 800 raste pozitive në ditë, gjatë javës së fundit.
Sipas epidemiologëve për momentin nuk janë të nevojshme masa preventive shtesë, ndërsa piku i kësaj vale të pandemisë pritet gjatë javës së ardhshme dhe më pas shifrat do të ulen.
Në disa nga vendet fqinje, për shembull në Bullgari, kthehen një pjesë e masave anti-covid, në mënyrë që sëmundja të vihet nën kontroll.
Nga 1890 teste të kryera gjatë ditës së djeshme, më pak se gjysma, përkatësisht 844 janë pozitivë, ndërsa 188 prej tyre janë riinfektime, përkatësisht sëmundjen e kanë marrë për herë të dytë ose të tretë.
Numri i personave të shëruar është i ngjajshëm, 815, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën, të moshës 70 deri 85 vjeç, në kushte spitalore dhe shtëpiake.
Gjithsejt raste aktive në Maqedoninë e Veriut ka 4139, që është më pak se në vendet fqinje. /KlanMacedonia/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...