Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie pas ngjarjes tragjike në Tempi ku dy trena u përplasën duke shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve.
Flamujt do të ulën në gjysmë shtizë në institucionet greke dhe do të pezullohen të gjitha festimet publike nga dita e sotme deri më 3 Mars.
Kreu i qeverisë greke pritet të shkojë vetë në vendin ku ndodhi aksidenti hekurudhor, i cili është më i rëndi në historinë e vendit. Menjëherë pas ngjarjes ka patur reagime të shumta.
Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen shkroi në rrjetet sociale se e gjithë Europa po vajton me Greqinë.
Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehu ngushëllimet për viktimat në aksidentin tragjik dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama./tvklan.al
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...