Shtatë shtetas afganë, katër të rritur dhe tre fëmijë, sot në mëngjes u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Stambollit për në Portugali si destinacion të përhershëm, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë.
Bëhet fjalë për punonjës të organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilëve në të kaluarën vendi ynë u ka siguruar strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar popullatën pro-demokratike në Afganistan, e cila është nën kërcënimin e qeverisë së re talebane në vend.
Maqedonia e Veriut aktualisht po ofron strehim për 400 shtetas afganë. Ata marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme këtu derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatat ndërkombëtare, qëndron në kumtesë. /fakte mk
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...