Këshilli i Bashkimit Evropian ka zbardhur agjendën e samitit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.
Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.
Aktiviteti do të nisë në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp.
E marta e 6 dhjetorit pritet të zyrtarizohet ditë pushimi për kryeqytetin. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe përreth stadiumit Arena Kombëtare do të aplikohen 16 nivele të sigurisë së Policisë shqiptare në bashkëpunim me protokollin e sigurisë së Brukselit. Godina e Këshillit të Ministrave është parashikuar si plan B për mbajtjen e Samitit, sipas protokollit të kërkuar nga unioni për çdo të papritur./A2
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...