Suzana Pantiq, gruaja e ish-oficerit të policisë Dejan Pantiq,tha se lajmin e mirë se bashkëshorti i saj do të lirohet në shtëpi sot, pas tre javësh në paraburgim, e ka mësuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Suzana Pantić pret që Dejani të kthehet në shtëpi sot.
“Faleminderit presidentit dhe gjithë vendit. Ata e dinin se ai ishte i pafajshëm”, tha Suzana, e cila prej më shumë se 20 ditësh kishte frikë për fatin e bashkëshortit të saj.
Para kësaj, avokati Ljubomir Pantoviq tha për Kosova Online se sipas vendimit të gjykatës, “masa e arrestit shtëpiak do të zgjasë deri më 9 janar”.
“Do të shohim më vonë nëse prokurori do të kërkojë vazhdimin e kësaj mase, apo nëse do të zëvendësohet me një tjetër të butë ku Pantiqit do të duhej të paraqitej në stacionin policor vetëm një herë në javë”, tha Pantoviq.
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime
Ambasadori italian, homazhe në Reçak: Angazhimi për drejtësi...
Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin