Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se rotesta nën moton “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi e drejtësi.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij, shkruan Arbresh.info.
Sinani shtoi se përmes kësaj proteste kërkuan mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.
“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje. Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër pasivizimit të adresave
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK