Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.072 testime, 246 kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Prej rasteve të reja 145 janë në Shkup, Strumicë 16, Prilep 14, Shtip, Ohër dhe Manastir 12, Kavadar 10, Neogtinë 4, Strugë, Gjevgjeli dhe Kumanovë 3, Veles dhe Resnjë 2 dhe nga 1 në Kërçovë, Gostivar, Vallandovë, Radovish, Tetovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 547 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 225.730 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 212.927 janë shëruar dhe 7.975 kanë humbur jetën.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova