Tridhjetëvjeçari nga Haraçina e Shkupit, Alajdin Sulejmani, nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda që mori nga plumbat, në incidentin e armatosur që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Stacionit Policor Bit Pazar në Shkup. I riu ka ndërruar jetë në sallën e operacioneve në Klinikën Shtetërore në Shkup.
Persona të paidentifikuar, tani për tani, kanë gjuajtur me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë të tjera të trupit. Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje të armatosur. Organet e rendit po hetojnë nëse të shtënat e sotme kanë lidhje me një zënkë fizike mes dy grupeve, rreth dy javë më parë.
Jozyrtarisht, policia ka arritur të arrestojë disa prej personave të përfshirë në këtë incident.
Ndryshe, Alajdini është djali i të ndjerit Nazmi Sulejmani – Komandant Arusha nga Haraçina./rtk
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...