30 mijë euro kushton një seancë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, përfshi këtu edhe harxhimet për rrugë të deputetëve.
Kështu shprehet para gazetarëve, kryekuvendari Talat Xhaferi.
Xhaferi thotë se duhet të krijohet një prirje e re, të ketë rregull dhe të mos bëhen harxhime të kota, pasi që janë shumë të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Që Kuvendi të jetë i pavarur, ashtu siç e thotë Kushtetuta, Xhaferi thotë se Qeveria duhet të jep financa, duke shtuar se edhe ujin për pije e blen Qeveria.
Sipas tij, vetëm pavarësia e plotë e Kuvendit mund t’i rregullojë gjërat./telegrafi
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...