Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi votuan për Qeverinë e re në krye me Milojko Spajiqin.
Pro saj votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.
Pas zgjedhjes së Qeverisë, Spajiq bëri betimin:“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje”.
Qeveria e Milojko Spajiqit do të ketë pesë zëvendëskryeministra dhe 18 ministri. Zyrtarët e qeverisë së re do të jenë anëtarë të Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe CIVIS, raportojnë mediat në Mal të Zi.
Deri më tani në postin e shefit të qeverisë malazeze ka shërbyer shqiptari, Dritan Abazoviq.
Në përbërjen e re të ekzekutivit, shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe tri ministri.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...