Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 695 teste dhe janë regjistruar 65 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (65), janë regjistruar 14 riinfeksione.
Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka konfirmuar 61 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Kavadari (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (86 vjeç) dhe Manastiri (65 vjeç), të cilët kanë humbur jetën në periudhën nga 15.09 dhe 28.09. 2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.208, numri i të shëruarve është 333.219, numri i atyre që humbën jetën është 9.542 dhe numri i rasteve aktive është 447.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës