Koordinatori i grupit parlamentar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, deklaroi se veprimi i këtillë i pushtetit bëhet me qëllim që ligjet të miratohen pa debat dhe larg syve të opinionit. Micevski tha se mes propozim ligjeve të cilat janë vendosur me flamurin evropian janë, propozim ligji për Marijuhanën, propozim ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe propozim ligje të tjera.
Ai apeloi deri tek shumica parlamentare që këto ligje ti tërheqin dhe ti dorëzojnë me procedurë normale.
“Nëse LSDM, Zaev dhe shumica qeveritare nuk e bëjnë këtë dhe nuk tërhiqen nga kjo ide e çmendur, publikisht nga kjo foltore i porosisim se do ta bllokojmë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe miratimin e çdo lloj ligji. Nuk do të lejojmë interesat materiale, financiare, ata të ngushta partiake dhe interesat e koalicionit të jenë në vend të parë, para interesave të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM./TelegrafiM/
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...