Kryetari i Lëvizjes Besa i cili ndodhet në rreth të dytë për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami sot tha se edhe pse nuk janë të kënaqur nga funksionarë të BDI-së, ata kanë koalicion të fortë në nivel qendror për shkak se, siç thotë Kasami, jemi të kënaqur nga orientimi i qeverisë për vazhdimin e procesit evropian.
“Në garën zgjedhore pres lojë fer nga partnerët e koalicionit. Zgjedhjet lokale janë ofertë e kuadrove për tema lokale. Por, të jemi i sinqert, pres që votuesit e LSDM-së të më mbështesin mua për shkak se kemi koalicion parazgjedhor dhe ata votues tashmë kanë votuar për mua si bartës në listën e deputetëve”, tha Kasami për Telma.
Ai tha se ka vibrime pozitive nga aktivistë të Aleancës për Shqiptarët si dhe nga qytetarët të cilët, siç thotë ai, dëshirojnë ndryshime në Tetovë.
“Komuna e Tetovës problemin më të madh e ka me financat. Arifi trashëgoi borxh dhe e mbajti, ndërsa më e keqja është se këto para janë harxhuar në paga dhe harxhime tjera dhe jo për investime kapitale dhe përmirësim të jetës së qytetarëve siç janë parqet, kanalizimet”, tha Kasami duke shtuar se paratë janë shpenzuar për blerjen e votave.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos