Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë kontrolluar dy pacientë të helmuar me ushqim nga lokali i njohur “Sedmica” në Leptokari, ndërsa stabile është gjendja e gjashtë të hospitalizuarve, nga gjithsej 26 të cilët pardje dhe dje kanë kërkuar ndihmë pasi kanë hëngër në këtë lokal.
“Pacientët e kontrolluar në mëngjes nuk janë ndalur në spital, ndërsa me simptome të përmirësuara janë gjashtë pacientët e pranuar më herët”, informojnë nga Klinika për sëmundje infektive.
Aty dje janë kontrolluar 14 pacientë, ndërsa vetëm një është pranuar për mjekim spitalor.
Prej pardje me simptome të helmimit pas konsumimit të ushqimit nga lokali “Sedmica” për kontroll në Klinikë janë paraqitur gjithsej 28 persona, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin “8 Shtatori”.
Lokali është mbyllur, ndërsa me urdhër të Inspeksionit sanitar duhet të bëhet pastrim i tij i tërësishëm, si dhe kontrolle shtesë shëndetësore për të gjithë të punësuarit.
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...