Njëzet e katër persona janë lënduar lehtë në 15 prej gjithsej 23 aksidenteve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup, ndërsa në tetë janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB informojnë se në dy ditët e fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.
Njëqind e shtatëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për parkim të paligjshëm, si dhe 39 vozitës për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 31 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 30 shoferë para se ta marrin patentë shoferin dhe 11 shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht të dëmtuara dhe 41 automjete të paregjistruara. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 51 automjete./AIM
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...