Ndeshja futbollistike ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka zgjuar interesim të madh në Podgoricë.
Mediet atje raportojnë për nivelin e lartë të sigurisë. Madje, tregohet se gjitha bizneset pranë Stadiumit të Podgoricës janë mbyllur që nga orët e hershme të mëngjesit.
Ndërsa, disa rrugë në afërsi të stadiumit janë mbyllur për automjete, transmeton Indeksonline
Kryetari i Komisionit për mbrojtjen dhe sigurinë në lojëra të futbollit Dragoljub Sekulic ka thënë se ndeshja me Serbinë, pas Anglisë dhe Italisë, është një nga më të kërkuarat në aspektin e sigurisë, dhe që u shpall për duel i rrezikshëm të lartë.
Ndryshe, ndeshjen nga afër do ta ndjek trajneri i famshëm, Jose Morinjo, i cili arriti në Podgoricë gjatë pasdites së sotme.
Vlen të theksohet se ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë është historike për dy shtetet, pasi për herë të parë takohen zyrtarisht./Indeksonline/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë