Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.148 teste, ndërsa janë regjistruar 370 raste të reja me coronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 391 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3 viktima nga Covid-19. Nga një person i vdekur nga Shkupi (72), Velesi (74) dhe Ohri (64). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar edhe 7 viktima nga Covid-19. Tetova (1), Manastir (1), Kumanovë (1), Kriva Pallankë (1), Strumicë (1), Prilep (1) dhe Resnjë (1). Të ndjerit janë të moshës 37-89 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikzar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 299.419, numri i të shëruarve është 287.518, numri i të vdekurve është 9.075, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.826./Telegrafi/
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...