Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur mik të sinqertë, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Kjo vjen pas deklaratës së Orban që tha një ditë më parë se “Nëse marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogarisë në Hungarinë”.
“Orban është një mik i sinqertë, një burrë që e do Serbinë dhe që nuk heziton ta rrezikojë pozicionin e tij për vendin tonë. Ia heq kapelën për këtë dhe e falënderoj pafund”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe, përcjell KlanKosova.tv.
Vuçiq ka folur edhe rreth Erdogan i cili dje ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku në takimin e tyre u tha të kenë folur për rritje të bashkëpunimit.
“Erdogan tha se do të vazhdojë të punojë fort për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, që është një fjali pak më e rëndë për ne. Orban është një mik i sinqertë, që e përkrahë Serbinë”.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...