Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.362 testime janë regjistruar 183 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Kavadar dhe Strumicë 7, Kumanovë 6, Gjevgjeli 5, Prilep, Shtip dhe Strugë 4, Gostivar 3, Ohër dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Manastir, Koçani, Negotinë dhe Kriva Pallanka.
Po ashtu janë shëruar edhe 845 persona të tjerë dhe 9 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa prej tyre 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Kumanovë, Koçani dhe Tetovë.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 297.262 raste, ndërsa prej tyre 284.756 janë regjistruar si të shëruar dhe 9.010 persona kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 3.496 raste aktive me COVID-19.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...