Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.876 testime për coronavirus, ndërsa 185 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja 99 janë Shkup, Veles dhe Koçan – 14, Kavadar – 12, Shtip – 11, Shën Nikollë – 8, Kumanovë – 6, Ohër – 5, Strumicë – 4, Prilep, Vinicë dhe Probishtip – 2, Gostivar, Gjevgjeli, Radovish, Kriva Palanka, Kratovë dhe Bogdanci – 1.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa janë paraqitur edhe tre të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 29.09.2021 deri 03.10.2021.
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 523 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 192.654, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, ndërsa 6.719 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 11.787./alsatm/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë