Një këmbësor është lënduar rëndë në një prej gjithsej 15 aksidenteve të komunikacionit të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Në shtatë prej aksidenteve janë lënduar nëntë persona, ndërsa në shtatë tjerat është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, ndër të cilat katër vozitës nën ndikim të alkoolit, dy vozitës nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tre vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tetë kanë vozitur pa lidhjen e rripit të sigurimit ose kanë përdorur celular, shtatë vozitës që kanë qarkulluar pa patentë shoferi, si dhe janë sanksionuar 47 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike