Në ditën e sotme 10 vite më parë, nga Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u promovua projekti ‘Shkupi 2014’, projekt që më vonë nxiti polemika në opinion.
Ky investim i tejkaloi parashikimet fillestare për para të shpenzuara kështu që në vend të 80 milionë eurove që ishin paraparë, u shpenzuan shtatë herë më shumë, përkatësisht 567 milionë euro, përcjell telegrafi.
Objekti më i shtrenjtë i projektit ‘Shkupi 2014’ është objekti ku ndodhet Gjykata Kushtetuese, Arkivi Shtetëror dhe Muzeu Arkeologjik që kushtoi plot 42 milionë euro. Për Filarmoninë e Maqedonisë u shpenzuan 39 milionë euro ndërsa 2 milionë më pak u harxhuan për teatrin.
Projekti përfshiu edhe portën ‘Maqedonia’, bustin ‘Ushtari mbi kalë’ dhe shumë buste tjera. Gjithashtu u vendosën edhe fasada në shumë objekte ndërsa vetëm fasada e Qeverisë kushtoi 15 milionë euro dhe ishte më e shtrenjtë se fasadat tjera të vendosura në qendër të Shkupit.
Projekti ‘Shkupi 2014’ përfshin 132 objekte, 30 investitorë, 117 firma dhe 130 autorë.
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...
Arrestohet 23-vjeçari në Lipjan për djegien e një veture
Mësohet vendi, data dhe koha e finales së Superkupës së Koso...
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkolo...
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...