Të drejtën e votës një ditë para zgjedhjeve e kanë shfrytëzuar 6.710 nga gjithsej 7.645 të paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm, persona me Kovid-19, të burgosurit dhe persona në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, njoftoi KSHZ.
Në vendvotimet në 14 institucione ndëshkuese përmirësuese të drejtën e votës nga gjithsej 1.409 votues të regjistruar e kanë realizuar 943 votues.
Në shtëpitë e tyre si të sëmurë ose të pafuqishëm nga 5.588 të paraqitur, kanë votuar 5.287, ndërsa në institucionet për kujdes jashtëfamiljar nga 266 të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 212 persona.
Si persona që janë në karantinë shtëpiake ose të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit për shkak të KOVID-19 në shtëpitë e tyre janë paraqitur 376, ndërsa kanë votuar 268 persona.
Votimi gjithkund sipas informacioneve të marra nga Komisionet komunale zgjedhore ka kaluar pa probleme, theksojnë nga KSHZ/telegrafi/
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...