Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të motmotit, me dëshirën që 2020 të jetë një vit i përshkruar me suksese dhe me më shumë të arritura.
Ai ka thënë se 2019 po përmbyllet me plot zhvillime për t’i hapur rrugë një viti të ri dhe një dekade të re. “Ky vit që po lëmë pas, do të mbahet mend si vit i arritjeve të përbashkëta, si barazia gjuhësore, anëtarësimi në NATO, reformat si dhe ngadhënjimi i konceptit të konsensualitetit bashkë me shtruarjen e rrugës njëdrejtimëshe drejt Brukselit.
Kurse dekadën që sot po e përmbyllim, është mirë që me një reflektim personal e shoqëror, gjithsecili prej nesh, të vlerësojë se ku ishim dje, e ku jemi sot, çfarë kemi bërë bashkë, e çfarë duhet të bëjmë më mirë. Ndërsa, vitin e ri që po e presim sot, vitin që po e nis dekadën e re, uroj të jetë një vit i përshkruar me shëndet të plotë, për juve dhe familjet e juaja, mbarësi dhe sukses, fat e gëzime me uratat më të sinqerta që moti dhe dekada para nesh, të na gjejë bashkë sërish, edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më të arrirë”, thuhet në urim.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...