Maqedonia duhet të vazhdojë t’i përmbush standardet e NATO-s. Jo vetëm ato ushtarake, por edhe ato politike, juridike dhe ekonomike, ka thënë kështu kryetarit të Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadanit. Sipas tij, Maqedonia është e detyruar të bashkëpunojë me aleancën dhe nuk ka alternativë tjetër.
Disa kompani e konfirmuan këtë. Globalizimi dhe Maqedonia si pjesë e trendeve ekonomike rajonale dhe evropiane, doemos të sigurojë bashkëpunim me NATO-n. Një nga sektorët është energjetika, ku si Aleanca ashtu edhe Bashkimi Evropian i kushtojnë vëmendje të veçantë.”Kjo është një mundësi për Maqedoninë, menjëherë të ketë zhvillim të shpejtë, t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në kuadër të biznesit energjetik ajo ofron tregti më të mirë me energji elektrike, dhe shkëmbimi më i mirë i energjisë elektrike në kuadër të tregut është një përfitim për të gjithë ne”, ka thënë Shtefan Peter nga EVN Maqedoni, shkruan Alsat.
Maqedonia duhet ta përshpejtojë rrugën euro-atlantike, këtë e tregojnë indikatorët ekonomik.
Nga 15 vendet e para me të cilat Maqedonia ka shkëmbim tregtar, vetëm katër nuk janë në NATO.
Vendi i parë me të cilin ka më së shumti shk? ?mbim tregtar dhe eksport është Gjermania. Gati një e treta e shkëmbimit tregtar është me këtë vend, dhe madje gjysma e eksportit është pikërisht në Gjermani. Kina është në vendin e gjashtë, ndërsa Rusia është e 13-ta.
Megjithatë shumat me këto vende janë shumë të vogla, dhe Maqedonia shumë më tepër importon sesa eksporton në këto dy shtete.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?