Ministri Brendshëm Oliver Spasovski ka suspenduar Kryeshefin e Shërbimeve Qendrore policore, Goran Georgievski si dhe kryeshefin e njësiteve speciale, Mitko Peshov. Alsat mëson se në mesin e të suspenduarve gjenden edhe 30 përfaqësues të tjerë të policisë.
“Në bazë të analizave të gjendjes faktike është konstatuar se gjatë marrjes së masave konkrete dhe aktiviteteve të përfaqësuesve të MPB-së, në sigurimin e Kuvendit janë bërë lëshime dhe atë: në procesin e grumbullimit të informatave, mungesa e analizave adekuate, planifikimi i resurseve, vlerësimi i rreziqeve, zbatimi i kompetencave policore si dhe pjesa e zbatimit të ingerencave policore.
Gjithashtu lëshime janë konstatuar edhe në pjesën e sjelljes etike dhe profesionale të nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyrën e tyre para dhe pas ngjarjes”, thuhet në raportin e përgatitur për konstatimin e gjendjes faktike të ngjarjeve të 27 prillit.
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë