Google ADS

Manipulimi i qytetarëve si shpëtim politik

11:19 | 16 Prill 2017

Çfarë absurditetesh janë në gjendje të bëjnë njerëzit në pushtet për përfitime personale, madje të bëjnë panik edhe tek qytetarët se kinse janë të rrezikuar nga ndonjë “sulm” i mundshëm. Kjo vazhdon të jetë një lojë tjetër e qeveritarëve për poena të tyre politik dhe të shmangin vëmendjen nga tema me rëndësi për jetën e qytetarëve dhe Republikën e Kosovës. Siguria në vend dhe siguria e gjithë qytetarëve duhet të jetë nën kontroll të institucioneve përkatëse, por panikun dhe informacionet e tilla qe ju përçoni me mesazhe tek qytetarët është një tjetër ngulfatje që po i bëhet popullit! Po edhe nëse e ndjeni ju vetën të “kërcënuar”, “atakuar” kjo ka te beje me ndërgjegjen e juaj se aspak nuk përbëni rëndësi dhe faktor rajonal e aq më pak global. Ky veprim, është edhe një nga ato shumë të këqija që po vazhdoni të ia bëni këtij vendi. Kjo po dëshmon edhe më tutje dështimin e juaj për të kryer punë të vërteta për shtetin dhe qytetarët. Askund në botë nuk bëhen këto propaganda të panevojshme të pasigurisë edhe nëse arrijnë në cakun e lartë, ndërsa në Kosovë po e bëni si thotë populli “mizën buall” dhe e plasoni në media si të ishte reklamë televizive. Kjo assesi nuk duhet të ndodhë, veprimet e tilla të njëpasnjëshme nuk do të ju falen, dhe qytetari nuk do t’ua harrojë./Fitore Ajeti/Arbresh.info/