Draftligji i pagave në sektorin publik, i cili po qarkullon në opinion, duket se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik.
Shkruan: Avdullah Hoti
Në vijim janë disa nga këto anomali:
1. Raporti në mes koeficientit maksimal ndaj atij minimal është 1:10, por shkallshmëria e koeficientëve nëpër sektorë nuk ndjek asnjë parim dhe logjikë.
2. Raporti në mes të koeficientit maksimal dhe minimal (pra pagës maksimale dhe minimale) në sektorë të caktuar është si në vijim:
o në institucionet e drejtësisë 1:2.8,
o në polici dhe në FSK 1:7.2,
o në arsim 1:3.6,
o në shëndetësi 1:2.8,
o në shërbimin civil 1:5.
3. Shefi i kabinetit të ministrit e ka koeficientin 10.8, ndërsa drejtori i SHSKUK-së 10.6.
4. Kadeti policor dhe kadeti i FSK-së e kanë koeficientin 2, që është koeficienti më i ulët në tërë sektorin publik.
5. Pozitat si: roje, kopshtar, shtëpiak, mirëmbajtës, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme në Presidencë, Kryeministri dhe institucione të tjera e kanë koeficientin 3.2, që është për 60% më i lartë se për kadetin policor dhe kadetin e FSK-së.
6. Kopshtari, shtëpiaku, mirëmbajtësu, autolarësi, rrobalarësi dhe pozitat e ngjashme në Presidencë e kanë koeficientin 3.2, por të njëjtat në Kryeministri e kanë koeficientin 3.1, në gjykata 3, në ministri 2.94 dhe në komuna 2.
7. Në fushën e kulturës, koeficienti më i ulët është 3.6, që është vetëm 12% më i lartë se i kopshtarit në Presidencë.
8. Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave e ka koeficientin më të madh se të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe të Komandantit të FSK-së.
9. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, të cilët janë në krye të institucioneve përkatëse të drejtësisë, nuk e kanë koeficientin më të lartë brenda atyre institucioneve.
Kjo qasje në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për punë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu.
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...