Një kërkim i kohëve të fundit nga studiues suedezë vëzhgoi për 23 muaj me radhë 68 infermiere të cilat punonin me kohë të plotë. Atyre iu reduktua orari i punës në 6 orë dhe pagesa mbeti e njëjtë.
Sipas tyre u vu re se ato ishin më shumë pozitive. Sipas ekspertëve puna ishte më shumë produktive duke punuar 6 orë. Më pak orë pune i nxiste ato të menaxhonin më mirë përgjegjësitë e tyre, rriti rendimentin dhe i bëri ato të shtonin përpjekjet për t’u kujdesur më shumë për pacientët.
Studimi gjeti se infermieret patën po ashtu përfitime fizike dhe mendore nga reduktimi i orëve të punës. Gjithashtu, ato ishin më pak të stresuara, sëmureshin më pak dhe ishin më të lumtura. Disa e quajnë atë “të çmendur” dhe të papërgjegjshëm nga ana financiare.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën