Një studim i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, ka zbuluar se zyrat e përbashkëta zvogëlojnë produktivitetin e punës.
Sipas hulumtimit, njerëzit që punojnë në mjedise të përbashkëta janë më të prirur për t’u sëmurur, janë më pak të motivuar për punë.
Punonjësit mendojnë se u mungon privatësia, ata mund të jenë më pak produktivë, pasi i pengon zhurma që krijohet nga bisedat e njerëzve.
Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, nën titullin “Mjedisi dhe shëndeti” ka zbuluar se njerëzit që punojnë në zyra të hapura kanë 62 për qind më shumë mundësi të kenë mungesa për shkak të sëmundjeve në krahasim me ata që kanë zyrat e veçanta, të mbyllura.
Të njëjtin rezultat kanë dhënë edhe hulumtimet e mëparshme të Universitetit Politeknik të Hong Kongut.
Bëhet fjalë edhe për një tjetër përfundim se të punësuarit mbi moshën 45-vjeçare ishin më të prekurit për sa i përket produktivitetit në punë nga zhurmat e bisedave.
Rreth aspekteve që ndikojnë në produktivitetin e punës së tyre janë pyetur 299 punëtorë, që shumica kishte thënë se irritoheshin nga bisedat e punëtorëve të tjerë dhe të zileve të telefonave.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...