A ndodh që të pastroni dhëmbët tri herë në ditë dhe prap ato nuk marrin ngjyrën e bardhë? Më keq akoma, ju duken edhe më të verdhë?
Epo, është koha që të bëni një analizë seriose për zakonet e përditshme, transmeton portali arbresh.info
Shumica e njerëzve që kanë dhëmbë të verdhë janë të apasionuar pas konsumimit të rregullt të kafesë dhe çajit, por e vërteta është se këto dy pije nuk janë të vetmet që mund të fajësohen për mungesën e “bardhësisë së dhëmbëve”.
Sipas revistës “Prevention”, aciditeti i disa lëngjeve të gojës shkakton ndryshimin e pH të gojës dhe të dobësojnë smaltin, duke lënë dhëmbët në mëshirën e agresorëve të jashtëm.
Një tjetër ushqim që shkaton zverdhjen e dhëmbëve janë edhe frutat agrume, por mos merrni vrull që të fajësoni vetëm portokallet me limonat.
Edhe ananasi, domatet dhe uthulla mund të ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve.
Tjetër faktor i rëndësishëm, nga i cili duhet të hiqni dorë është pirja e duhanit.
Përkundër kujdesit për higjenën orale, specialistët theksojnë se pastrimi i shpeshtë dhe i fuqishëm i dhëmbëve ndikon edhe në ngjyrën e dhëmbëve. /arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK