Janë rezistuese ndaj shiut dhe kohës së keqe, të ngrohta dhe të rehatshme, por edhe moderne.
Çizmet nga goma mund të duken të shkëlqyeshme në kuptimin “e stilit”, nëse i zgjedh ato me ngjyrë të zjarrtë, të theksuar, transmeton Telegrafi.
Jo vetëm që me dukjen e tyre përmirësojnë humorin “e turbullt”, por edhe avancojnë stilin tuaj të vjeshtës. Dhe, cilat ngjyra janë më të preferuara? E kaltra, e gjelbra, e verdha, vjollcë, e kuqja…
Zgjidh këto ngjyra bashkë me stilin e reduktuar njëngjyrësh, dhe, siç kemi thënë, zgjedhje e mirë është edhe ndonjë detaj me nuancë të njëjtë, kapela, shalli, çanta. Zgjidh!
Kur mbath çizme gome, duke pasur parasysh dukjen e tyre jo edhe aq elegante, me siguri do të mendosh që duhet t’i mbathësh bashkë me ndonjë veshje shumë të mirë, por – nuk është kështu!
Zgjidh ato të rehatshme, në trend dhe plotësoji me çizme gome apo me ato me ngjyrë të zezë, apo me ngjyrë të theksuar, të cilat, tashmë i kemi cekur më sipër.
Pra, çizmet e gomës si shtojcë kombinimeve të përditshme, urbane – janë të domosdoshme!

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...