Vazhdimisht ndodh që brenda një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat mund të çojnë drejt ndarjes.
E tillë ishte historia e Nejlanit me Rudinën, e të rinjve që këtë të shtunë ishin pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Historia e dashurisë kishte lindur në vendin ku punonin që në moshën 17 vjeçare. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta kalonin në një fazë tjetër, në fejesë. Pas 4 vitesh midis Nejlanit dhe Rudinës kishin lindur konflikte, ku shkak kishte qenë xhelozia e Nejlanit, një xhelozi e nxitur nga fjalët që i kishin thënë për Rudinën. Ai ishte bërë xheloz sepse thuhej se Rudina kishte lidhje me dikë tjetër.
Sipas Rudinës, Nejlani kishte ndryshuar sjellje dhe mendonte se luante bixhoz e konsumonte cigare dhe alkool. Prej skenave të vazhdueshme të xhelozisë, Rudina kishte vendosur që të ndahej prej tij.
Nejlani i penduar kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje dhe për të nisur gjithçka nga e para. Rudina nuk pranoi që të rikthehej me të duke thënë : “Unë nuk kam nevojë për Nejlanin, do ta vazhdoj jetën time pa të!”
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...